Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës

Gazeta10
25 November 2022 - 16:14

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se të premten rreth orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  E.D, viti i lindjes 1974.

“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Bëhet e ditur se i njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”, thuhet tutje në njoftim.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.