Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes një mjek i QKUK-së

Gazeta10
09 January 2024 - 9:54

Ka vdekur Halit Ibrahimi mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Për lajmin ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024). Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria. Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.