Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një person pas aksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Gazeta10
09 July 2023 - 20:06

Në autostraden ”Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.

Njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është përcjellur në trajntim mjekësor.

Lajmin për media e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se policia e ka pranuar informatën në ora 17:40.

““Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaqanik. Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet. Raportohet se një person ka humbur jetën  në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marr lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor”- ka bërë të ditur Hoxha.r“, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar se rruga momentalisht është bllokuar.

Polcia e Kosovës ka apeluar nga shofërët që të kenë kujdes në komunikacion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.