Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes pacienti që u hodh nga ndërtesa e QKUK-së

Gazeta10
15 January 2023 - 12:08

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pacientit i cili u hodh nga dritarja e një klinike mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Sipas ShSKUK-së menjëherë janë marrë masat për ofrimin e ndihmës mjekësore, por pacienti nuk arriti të mbijetojë.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Me rastin po merret edhe policia, e cila pak më parë për Gazeta10 konfirmoi rastin duke thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.