Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka treguar për Politiko se kësaj komune i janë ofruar ndihma të shumta nga qytetarët e Kosovës pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e pesë ditëve të fundit, shkruan Gazeta10.
Lushtaku i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të jetë më fleksibile në raport me ndihmën ndaj Skenderajt, qytet ky më së shumti i prekur nga përmbytjet.
Ai tha se qeveria duhet urgjentisht t’i marrë masat dhe të ndajë një fond për Skenderajn.
“Veç fjalëve s’kemi asgjë konkrete. Qytetarët na thërrasin shumë se si ta ndihmojë komunën tonë. Fillimisht kisha pas dëshirë që Qeveria e Kosovës, të jetë më e shpejt dhe qytetarët me mundësitë e veta, të na ndihmojnë. Ne jemi në dimër, dhe frika është e madhe se ku do të flejnë fëmijët e pleqt”, tha Lushtaku./Gazeta10