Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vela: Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Gazeta10
06 October 2023 - 23:36

Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit.

Në platformën X, ai po ashtu ka bërë të ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Spanjë me pasaportë të Kosovës, raporton Klan Kosova.

“Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.