Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendimi për certifikimin e rezultateve, KQZ: Jemi në pritje të Gjykatës Supreme

Gazeta10
24 March 2025 - 9:28

Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve.

Për këtë situatë Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë për Gazeta10, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.