Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vendimi për pagat, Hoti: Në kohë krize pagat duhet të rriten, jo të ulen

Gazeta10
23 November 2022 - 15:05

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar uljen e pagave në sistemin e drejtësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës ka thënë se në kohë krize pagat duhet të rriten edhe jo të ulen, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova ka inflacionin më të lartë në 30 vitet e fundit.

Më tej, Hoti ka thënë se Qeveria e di se ky është vendim joligjor.

Tutje, ish kryeministri i Kosovës ka thënë se deri në miratimin e Ligjit të Pagave, pagat duhet të rriten në raport me normën e inflacionit në disa sektorë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjygjtarët dhe prokurorët po kundërshtohet ashpër nga subjektete opozitare si dhe nga shoqëria civile në vend. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.