Gazeta10

Veprat për të cilat dyshohet “Llune”, i arrestuari në veri

Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, që u arrestua të martën në veri të vendit, dyshohet për disa vepra kriminale.

Sipas burimeve të KOHËS brenda institucioneve të sigurisë, “Llune” është një nga udhëheqësit kryesorë të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”.

“Llune” dyshohet se në grup me të dyshuar të tjerë pati organizuar sulmet ndaj objekteve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me granata dore, sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ai po ashtu dyshohet se ka sulmuar në disa raste të mitur, fëmijë shqiptarë, që jetojnë në Mitrovicën e Veriut.

Ai besohet të ketë pasur rol aktiv dhe ka qenë udhëheqës në organizimin e barrikadave në shtator të vitit 2021, gjatë tensioneve për reciprocitetin e targave, shkruan KOHA.

Ndërkaq së fundmi, siç konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, “Llune” dyshohet se organizoi sulmet ndaj objekteve komunale, specifikisht në Zveçan, dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që përfunduan me 30 ushtarë të plagosur.

Arrestimi i Milenkoviqit të martën në veri u përcoll me lëshim të alarmit. Gjatë aksionit për arrestimin e tij u lënduan lehtë tre policë të Kosovës.

Që nga 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale në veri. Protestat fillimisht ishin të dhunshme. Nga përplasjet pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë të Kosovës. Situata më pas ka qëndruar më e qetë.

Më 2 qershor, kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, pati publikuar një listë prej 30 emrash që dyshoheshin për përfshirje në grupin që organizonte sulmet ndaj institucioneve në veri. “Llune” nuk ishte përmendur në atë listë./KOHA

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat