
Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci për emisionin “Raport” ka komentuar hapjen e Urës së Ibër në Mitrovicë.
Ai ka thënë se ky vendim është i domosdoshëm por paksa i vonuar, raporton Gazeta10.
“Janë pjekur të gjitha kushtet që më në fund kjo urë të hapet, me aq shumë investim në të, andaj është një hapë shumë i qëlluar andaj kemi një relaksim në aspektin e sigurisë dhe si çdo proces, edhe kjo urë do të hapet dhe jam shumë optimistë sepse këtë e kërkojnë qytetarët të cilët nuk dëshirojnë ndarësi sepse kriminelët nuk i kemi më në Republikën e Kosovës”, tha ai për Kanal10.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10