
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka dhënë detaje lidhur me vërshimet në Gjakovë, raporton Gazeta10.
Gjini ka thënë se të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë kanë lënë pas vetes dëme të konsiderueshme materiale.
Tutje, Gjini ka treguar edhe për lagjet që janë dëmtuar më së shumti nga vërshimet atje.
Gjini ka thënë se të gjitha ekipet përkatëse janë në shërbim të qytetarëe teksa ka thënë se për familjet e evakuuara do të sigurohet strehim.
Këtu keni statusin e plotë:
“Të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Gjakovës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.
Nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.
Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet ti raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njejtën kohë ekipet tona janë në teren.
Në këto momente do të përqendrohemi në ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë.
Për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim.
Lusim të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.