Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vërshimet turbullojnë ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Gazeta10
17 September 2022 - 14:32

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, në sistemin e “Ibër Lepencit” është shfaqur turbullirë e lartë, raporton Gazeta10.

Kjo ka bërë që impianit i ujit në Shkabaj të ndërpresë trajtimin e ujit.

Sipas njoftimit, në orën 14:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren” thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.