
Komentatori politik, Xhavit Drenori ka hedhur akuza në drejtim të partive të ish-opozitës, pasi sipas tij, po ia plotësojnë dëshirën Kurtit.
Drenori në “Politiko” ka thënë se nëse presidentja dërgon kërkesë, Gjykatës Kushtetuese i duhen edhe 60 ditë kohë për të kthyer përgjigje.
“Ju po doni me ja jap edhe 60 ditë kohë Kurtit, nëse e lem presidenten me qu kërkesë në Kushtetuese dhe Gjykatës prapë i nevojitet kohë kaq e gjatë, teorikisht ju po e zhveshin prej përgjegjësisë Kurtin për me u ngut me e ba një lëvizje, sepse ai thotë unë s’kam qare pa e prit vendimin e Kushtetueses edhe vet po na qon drejt zgjedhjeve në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Drenori. /Gazeta10