
Inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë, këtë të marte ia vënë shiritin tri pompave të benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.
Njëra gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës, kurse dy pika tjetra në Zubin Potok, njëra prej tyre afër Liqenit të Ujmanit.
Zëvendëskomandati i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, përmes linjës direkte dha më shumë detaje në emisionin Raport.
“Po është e vërtetë ne i kemi asistuar AKP-në. Sot me kërkesë të tyre, ne e kemi obligim sipas ligjit t’i asistojmë institucionet vendore të cilat e kërkojnë atë prej neve. Sipas informacioneve që ne i kemi, ka pasur edhe inspektorë të MINTit dhe po ashtu edhe të ATK-së. Ata e kanë bërë verifikimin e tri pompave të benzinës, që të trija janë rrethuar me shirita, e pse është bërë kjo nuk është arsyen nuk e kemi në dorë sepse nuk është çështje e jona kjo. Nuk ka pasur rezistencë, Banjska e ka ndërruar situatën në veri të vendit dhe tash jemi duke punuar ashtu si duhet. Situata në veri të vendit është e qetë”, deklaroi Elshani.