Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Visar Azemi zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Gazeta10
14 Nëntor 2022 - 20:30

Dega e LDK-së në Ferizaj mbajti Kuvendin Zgjedhor ku Visar Azemi u zgjodh kryetar i degës. Azemi, i cili së fundi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, u prit jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj dhe kjo në fund u kurorëzua me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege, raporton Gazeta10.

Në fjalimin që e mbajti në mesin e shumë delegatëve, bashkëpunëtorëve, dhe aktivistëve të LDK-së në Ferizaj, ai theksoi se angazhimi i tij për zhvillim në këtë komunë dhe Kosovë është i përhershëm.

Kurse, kryetari Lumir Abdixhiku, hapin e ka quajtur vlerë.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë ai për Azemin./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.