
Një burrë në Viti ka njoftuar policinë se është plagosur me një plumb qorr, që sipas tij nuk dihet se nga ka ardhur.
Ai ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Rastri është duke u hetuar.
“Rr. Jeton e Naser Rama , Viti 13.08.2024-07:30. Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka mare nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.