Politiko

Vizita e zëvendëssekretarit amerikan, Gashi: Pas krejt dështimeve, nuk shpërfaq asnjë efektivitet

Gazeta10
10 Janar 2025 - 22:26

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar vizitën dhe mesazhet e Zëvendësekretarit të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma për Kosovën.

Gashi e ka cilësuar vizitën e Vermas si të dobët, ngaqë siç tha ai, kjo po ndodh pas krejt dështimeve të emisarëve të SHBA-së në raport me Kosovën dhe Serbinë.

“Saktësisht, departamenti këtij zotnisë një zjerm s’mujti me ndalë në Kaliforni dhe po çohet në ditë të fundit strategjikisht me punu me Kosovën”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, kjo vizitë e zëvendëssekretarit amerikan nuk shpërfaq asnjë efektivitet, por siç tha ai, po bëhet sa për të përmbushur agjendën zyrtare. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.