
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit “Politiko” teksa po diskutohej për përplasjet e fundit në Lidhjen Demokratike.
Komentatorët politik, Shqipe Pantina e Halil Matoshi kanë debatuar rreth largimit të Vjosa Osmanit nga kjo parti.
Matoshi ka thënë se Osmani u përjashtua nga kjo pati, pasi u shpreh lirshëm.
Derisa, me këtë deklaratë nuk u pajtua Shqipe Pantina.
“Në LDK ka guxim me u shprehë lirshëm, mirëpo LDK-ja njerëzve që shprehen ‘jav han kryt’, e keni rastin e Vjosa Osmanit. Njëra prej grave më të votuar të LDK-së nuk është pajtuar me lidershipin edhe ka ec e kanë qitë”, ka thënë Matoshi.
“Jo, jo nuk është përjashtuar”, ka thënë Pantina.
“Vjosa Osmani ka qenë e përjashtuar nga partia”, ka thënë Matoshi.
Për më shumë ndiqeni debatin: