
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar që liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës të mos lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ky reagim i saj në “X” vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë sa mund të pezullohet vendimi për liberalizim të vizave nëse palët në dialog nuk janë të përgjegjshme.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, ka thënë Von Cramon.