
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve, në emisionin Info 10 ka thënë se institucionet që merren me zbatimin e ligjit kanë dështuar në masë të madhe.
Sipas tij, nga rasti tragjik në Bon Vivant është vërejtur një rënie e punës posaqërisht nga turistat, raporton Gazeta10.
“Kemi të bëjmë me një sistem gjyqësor jostabil dhe me institucione që merren me zbatimin e ligjit të cilat realisht kanë dështuar me një masë të madhe që me siguru edhe me ofru siguri për qytetarët, turistat, dhe bizneset”, tha Vranica në Info 10.
Ai shtoi se nisma e planit për shtimin e policëve është diçka e mirë për shkak se Kosova duhet t’ua jap ndienjën e sigurisë turistëve sepse pas rastit në Bon Vivant është vërejtur një rënie e punës./Gazeta10