Kronika e Zeze

Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, dorëzohen dy persona të dyshuar

Gazeta10
12 Nëntor 2024 - 20:44

Për vrasjen e S.O., 37-vjeçar, janë dorëzuar dy të dyshuarit V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës).

Siç njofton policia, të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024.

 

Komunikata e plotë:

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit të vrasjes dhe të dokumentimit me prova ligjore ka grumbulluar dhe analizuar dhjetëra materialeve filmike të kamerave të sigurisë, intervista, zbatimit të masave të veçanta hetimore, kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve për të cilat paraprakisht siguroheshin informata se janë duke u shfrytëzuar për strehim (fshehje) nga ana e të dyshuarave.

Veprime këto të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç ‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës).

Të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’ në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima S.O. i vitit të lindjes 1987.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri Pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.