Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja masakër në Pejë, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
14 April 2023 - 18:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku një person e ka privuar nga jeta një peron tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se i dyshuari është arrestuar.

“Po, është arrestuar i dyshuari”. – ka bërë të ditur ai.

Me herët u raportua se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalur edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”.- ka thënë Rugova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.