
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur të vdekur pranë shtëpisë së tij një mashkull në Dumnicë të Epërme të Podujevës.
Sipas raportit të PK-së, trupi i pajetë është dërguar në obduksion dhe rasti është nën hetime, shkruan Gazeta10.
“Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që rasti është cilësuar si vrasje, nuk raportohet për të arrestuar./Gazeta10