Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vriten dy ushtarakë amerikanë pas sulmeve iraniane në Jordani, një tjetër rezulton i zhdukur

Gazeta10
18 July 2026 - 20:35

Dy pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur gjatë një misioni, njoftoi të shtunën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Këto janë viktimat e para ushtarake amerikane në luftën me Iranin që nga muaji mars, shkruan CNN.

“Më 17 korrik, dy ushtarakë amerikanë në Jordani ranë në krye të detyrës, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dhe forcat partnere po mbronin zonën nga sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë. Gjithashtu, një ushtarak tjetër aktualisht rezulton i zhdukur gjatë misionit”, thuhet në një postim të CENTCOM në rrjetet sociale.

Sipas CENTCOM-it, edhe katër ushtarakë të tjerë amerikanë u evakuuan për trajtim mjekësor në spitale në Jordani, por më pas janë liruar. Personel tjetër pësoi lëndime të lehta dhe është rikthyer në detyrë.

CENTCOM bëri të ditur se identiteti i ushtarakëve të vrarë nuk do të bëhet publik derisa të kenë kaluar 24 orë nga njoftimi i familjarëve të tyre më të afërt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.