Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq do të mbajë takim me përfaqësuesit serbë nga Kosova

Gazeta10
06 Prill 2023 - 15:48

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nesër do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Ky takim i presidentit dhe përfaqësuesve politkë të serbëve nga Kosova, do të mbahet në Beograd, njofton Shërbimi Mediatik i Presidentit të Serbisë, raporton Kosovo Online.

Takimi i lartëcekur do të mbahet në Pallatin e Serbisë dhe do të fillojë nga ora 13:00.

Pas këtij takimi do të dalë një komunikatë për mëdia.

Kujtojmë se Lista Serbe ka refuzuar që të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit, dhe ka provuar që t’i rris tensionet në veri prej asaj kohe me një retorikë të papërshtatshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.