
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka diskutuar për dinarin në Këshillin e Sigurimit duke thënë se janë krijuar kushte të padurueshme për serbët të cilët jetojnë në Kosovë.
“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiq kjo është një sulm ndaj popullatës serbe.
“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë. Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”./Gazeta10/