Gazeta10

Vuçiq para takimit të Ohrit: Do të ruajmë Serbinë e plotë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Qeveria në Beograd do të ruajë “Serbinë e plotë, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë”.

Në Kushtetutën serbe, Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Ai këto deklarata i bëri më 17 mars gjatë një vizite në perëndim të Serbisë, një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton REL.

“Ne kemi bërë shumë gabime në të kaluarën dhe nuk duhet të përsërisim gabime të tilla”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia “nuk do të izolohet”

“Para nesh na pret një periudhë jo lehtë, por kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia del fituese”, tha Vuçiq dhe përsëriti se ai do të “ruaj paqen”.

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së – do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë