
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovë “në vend të policisë së Kurtit”.
“Në një nga momentet më të vështira për Serbinë, kam pasur një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e QUINT-it. Përsërita qëndrimet e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka shtuar se ka pyetur edhe pse EULEX-i është refuzuar nga policia e Kosovës që të marrë pjesë në operacionin në veri.
Vuçiq u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serb.