Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vushtrri, banorët ankohen për vonesë të punimeve në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kanalizimit

Gazeta10
15 November 2022 - 8:55

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se disa banorë të lagjes “Bekim Zenuni” në Vushtrri janë ankuar se tani e katër javë nuk janë përfunduar punimet për gypin e ujësjellësit dhe ujërvae të zeza, raporton Gazeta10.

Ata ankohen se kjo po ua vështirëson jetën.

“Neve po na pengon se kur dalim, dheu në këtë pjesë që është, është më ngushtë se sa pjesa tjerër dhe neve na bjen qanej me kalu në mengjes, kur po bie shi po ndotet dhe po duhet me kalu anej. Duhet me i marrë dy palë të mathura. Po ashtu i kanë lenë kanalet hapur natën pa drita dhe andej duhet me kalu.”, ka thënë një qytetar.

Banorët janë ankuar se e kanë të pamundur edhe kalimin me vetura në këtë pjesë.

Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se beson se punimet janë duke u kryer mirë edhe pse rruga është shumë e ngushtë dhe do të ketë problem në vendosjen edhe të kabllove të rrymes.

Ai ka thënë se është në dijeni të vështirësive por, beson se nuk është një shqëtësim i madh./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=eXrS7cjoaAE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.