Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV lëshoi seancën, reagon PSD: Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim

Gazeta10
14 March 2024 - 15:32

Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi sot VV lëshoi sallën gjatë seancës për kontratat njëburimore.

PSD ka thënë se pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim por “ikin dhe komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok”.

“Pushteti “antikorrupsion” e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderat njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave. Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok. 60 deputetë e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, thuhet në reagimin e PSD’së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.