Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

VV mbështet “Marshin për Drejtësi”, përmendin vetëm Rexhep Selimin

Gazeta10
31 March 2023 - 16:19

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se më 2 prill do të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Megjithatë në njoftimin e tyre për përkrahjen e këtij Marshi kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.