Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit me ngrohtësi nga diaspora shqiptare në Waterbury të Connecticut dhe Riverdale të New Jersey.
Në postimin e fundit të VV’së thuhet se, atmosfera ishte e mbushur me krenari kombëtare dhe ndjenja të thella atdhedashurie, ku flamujt kuq e zi dhe brohoritjet treguan mbështetje të fortë për vendin amë.
Ky takim shënoi një moment bashkimi për shqiptarët në Amerikë, të cilët shprehën përkushtimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe përparimin e Kosovës.
Kurti theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta me mërgatën dhe u angazhua për vazhdimin e punës në shërbim të kombin dhe vendit.