“Politiko” me Kushtrim Sadikun po transmetohet ekskluzivisht nga veriu këtë të mërkurë, teksa të ftuar janë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadori suedez Jonas Westerlund. Ndërkaq të pranishëm janë edhe politikani serb Aleksander Arsinjeviq si dhe analistët politikë Nexhmedin Spahiu dhe Branislav Kërstiq.
Teksa po ecte me gazetarin Sadiku në sheshin “Car Llazar” e ku mbizotëronte situatë e qetë, ambasadori suedez Jonas Westerlund ka thënë se nuk po sheh investime të reja në veri, megjithatë është shprehur i lumtur që në veri janë hapur dyqane të reja.
“Më vjen mirë që kemi dyqane të reja, përndryshe nuk po shoh shumë investime në veri”, ka thënë Westerlund në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
I pyetur për situatën në veri, ambasadori suedez e ka përshkruar si “mbrëmje të ftohtë”, teksa ka sqaruar se ka pasur disa takime në veri të Kosovës, e ku ka vërejtur interesimin e udhëheqësve lokalë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Pati interesim për të marrë pjesë në zgjedhje nga disa udhëheqës lokalë me të cilët kam biseduar, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është pozitive”, ka thënë Westerlund. /Gazeta10/