Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xani nga LDK: VV nuk e deshti Osmanin sepse e pengoi, le ta vendosë Agim Bahtirin për president

Gazeta10
23 May 2026 - 23:14

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Visar Xani i ftuar në emisionin “Politiko” ka treguar arsyen se pse nuk e kanë dashur Vjosa Osmanin partia e VV-së.

Xani gjatë emisionit në Kanal10 tha se Vetëvendosja nuk e ka dashur Vjosa Osmanin sepse i kanë penguar aktivitetet e saj të cilat i ka bërë gjatë kohës si presidente, raporton Gazeta10.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e deshti Vjosa Osmanin presidente dhe e pengoi se shkoi në Bordin e Paqes, e pengoi pse ia zgjati dorën Donald Trumpit, Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur mendimin që ta ketë një president të dopët ndaj LDK-ja ka shkuar me kandidat ë të fortë si Vjosa Osmani që qytetarët të ndjehen të përfaqësuar dhe rrespektuar, dhe ne do të punojmë 24 orë për të mirën e qytetarëve, e tash Vetëvendosja le ta propozojë Agim Bahtirin si president”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.