Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xavi Simons do të zyrtarizohet te Chelsea javën e ardhshme

Gazeta10
19 August 2025 - 11:27

Xavi Simons do të kalojë te skuadra e Chelseat, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme.

 

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Simons do ta luajë ndeshjen e tij të fundit me Leipzigun të premten kundër Bayern Munich dhe më pas do ta kompletojë kalimin në futbollin anglez.

 

Në drejtim të mesfushorit holandez kishin ardhur shumë oferta, por ai që në fillim e dëshironte vetëm kalimin te Chelsea.

 

“Blutë e Londrës” në ditët në vijim pritet t’i dërgojnë Leipzigut ofertë zyrtare për Simons dhe marrëveshja mund të kompletohet për rreth 80 milionë euro.

 

22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze, teksa pritet vetëm akordi mes klubeve.

 

Skuara gjermane në janar e bleu kartonin e Simons nga Paris Saint-Germain për shumën e 50 milionë eurove, teksa edhe dy sezonet e kaluara ka qenë i huazuar te Leipzigu.

 

Sezonin e kaluar në të gjitha garat, mesfushori kishte shënuar 11 gola dhe dhuroi tetë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.

 

Chelsea në anën tjetër ka nxjerrë më shumë se pesë lojtarë në shitje në mënyrë që të sigurojë fonde për prurjet e reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.