Gazeta10

Xhaçka: Serbia ta kuptojë se e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka ikur përgjithmonë

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ajo i ka kërkuar sërish Serbisë të mos justifikojë vendosjen e barrikadave dhe i ka thënë se ajo në çka Serbia shpreson si “Kosova dhe Metohija”, ka përfunduar përgjithmonë.  

“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.”, ka shkruar Xhaçka në Twitter.

Xhaçka, ka thënë se nuk do të ketë konflikt të armatosur dhe gjithçka duhet të ndalet.

“As ushtria e Serbisë nuk do të hyjë në “Kosovo”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Kjo është e gjitha për shpërfaqjen e politikave të brendshme dhe nuk ka të bëjë aspak me interesat e njerëzve të zakonshme. Kjo është absurde, e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të rajonit tonë”, ka shkruar Xhaçka.

Së fundi ministrja e Jashtme ka thënë se serbët dhe shqiptarët si dy popujt më të mëdhenj në rajon janë të dënuar të gjejnë një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhme të përbashkët./Gazeta10

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj