
Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot u bashkua me gratë e Vushtrrisë në një ngjarje të veçantë, duke theksuar rolin e jashtëzakonshëm të grave si forca dhe zemra e shoqërisë sonë
.Ajo shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin për një të ardhme më të drejtë dhe të fuqishme, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.
Ajo falënderoi gratë dhe vajzat për guximin dhe qëndrueshmërinë që tregojnë çdo ditë, duke u angazhuar për një shoqëri më të zhvilluar dhe përparim të vazhdueshëm.