Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zafir Berisha hedh poshtë koalicionin me VV-në: Albin Kurti, e keqja më e madhe në Kosovë!

Gazeta10
24 February 2025 - 21:17

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin aktual, Albin Kurtin duke thënë se “ai është e keqja më e madhe në Kosovë”.

“Ne kemi qëndrim goxha të gjatë, por unë personal se Albini është e keqja e madhe në Kosovë dhe qeverisja e tij e ka dëshmu këtë të keqe sepse ai e ka dëmtuar goxha shumë imazhin e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Kurti ka keqqeverisur edhe në politikën e brendshme.

“Në politikën e brendshme nuk ka ndonjë lëvizje pozitive përpos vitrave që ai i ka shpërnda për shkak të votave”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por megjithatë e shpejtë ka qenë përgjigja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn i cili ka thënë se “E keqja ka emër – Albin Kurti”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.