Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zaimi: Vetëmenaxhimi, në përputhje me Kushtetuten ndryshe nga “Zajednica”

Gazeta10
19 March 2023 - 0:47

Pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti në Ohër, zyrtari i partisë në pushtet, Arbër Zaimi ka thënë se të drejtat e serbëve të Kosovës tash e tutje do të negociohen me BE-në, e jo me Beogradin dhe jo në kuadër vetëqeverisjeje por në kuadër vetëmenaxhimi.

Sipas tij, vetëmenaxhimi është në përputhje me Kushtetuten ndryshe nga çka qenë “Zajednica”.

Postimi i plotë:

Nga konferenca e Borrellit kuptohen dy gjëra mbi aneksin e ri që është negociuar sot:

1. Nga Serbia pritet zbardhje e fatit të personave të pagjetur: me kalendar konkret.

2. Nga Kosova pritet të nisë sa më shpejt negociata me BE për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

Të parën rrallëkush nga analistët po e përmend, por kjo nëse arrihet nuk është gjë e vogël, edhe pse personalisht besoj se Serbia do të refuzojë të hedhë hapa në këtë drejtim.

Të dytën po e trajtojnë si “pranim të zajednicës”. Por nëse qenka ashtu, pra nëse qenka pranuar formula e vjetër e 2013/2015, atëherë pse të fillojnë negociata urgjente mes Kosovës dhe BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për vetëmenaxhimin?

Për mendimin tim, një ndër gjërat që Kurti ka arritur sot është kjo: të drejtat e serbëve të Kosovës tash e tutje negociohen me BE-në, jo me Beogradin, dhe jo në kuadër vetëqeverisjeje por në kuadër vetëmenaxhimi (pra me terma të reja në kuadër të negocimit për gjetjen e një zgjidhjeje të re, që të jetë e përshtatshme – pra e zbatueshme në raport me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës – ndryshe nga ç’ka qenë zajednica).

Megjithatë të shohim. Serbia nuk ka nënshkruar, gjë që do të thotë se nuk ia ka mbyllur derën Rusisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.