Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Zbërthehet” Nuredin Dumani, përmend emrin e ministrit të Drejtësisë: Kam paguar lekë për të dalë nga burgu

Gazeta10
14 January 2025 - 14:10

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJKKO edhe këtë të martë.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, i penduari i drejtësisë po jep detaje sesi ka dalë nga burgu.

Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.

“Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për t’a liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.

Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.