Gazeta10

Zbulohet oferta e Juventusit për trajnerin Thiago Motta

Massimiliano Allegri po shkon drejt largimit nga Juventusi dhe gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë Thiago Mottës një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për vitin e tretë.

Drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka identifikuar trajnerin e Bolognës, Motta, si trajnerin ideal për projektin e Bianconerëve dhe disa burime në Itali, raportojnë se gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë ish-lojtarit të Interit një kontratë dyvjeçare. Marrëveshja do të përfshijë një opsion për një sezon të mëtejshme.

Il Corriere della Sera kishte raportuar të mërkurën se Motta do të nënshkruante një kontratë 3.5 milionë euro në Torino.

Motta ka siguruar një kualifikim në Ligën e Kampionëve me Bolognan këtë sezon dhe kontrata e tij në Stadio Dall’Ara skadon në muajin qershor.

Sipas Gazzetta dello Sport, Motta ende nuk është ulur me drejtorët e Bolognës për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës, por ai thuhet se ka informuar Bianconerët se është i hapur për t’u transferuar në Torino.

Motta shihet si një kandidat ideal, jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe sepse ai është dëshmuar të jetë i shkëlqyer në zhvillimin e talenteve të rinj.

Juventusi është lidhur gjithashtu me Riccardo Calafiori dhe Joshua Zirkzee të Bolognës dhe emërimi i Mottas do ta bënte edhe më të fortë interesin e Zonjës së Vjetër.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas