Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite: Në tavolinë është edhe mundësia për ndërhyrje tokësore në Liban

Gazeta10
02 March 2026 - 22:44

Një zëdhënës i Ushtrisë Mbrojtëse Izraelite (IDF) deklaroi se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, kur u pyet nëse Izraeli po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore në Liban.

Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesi i ushtrisë izraelite theksoi se operacioni kundër Hezbollah do të përfundojë vetëm pasi grupi të ketë pësuar “dëme shumë serioze”.

Ai shtoi se veprimet ushtarake nuk do të ndalen derisa “të eliminohet kërcënimi që vjen nga Libani”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon, ka transmetuar Panorama

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë mes Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa përplasjet përgjatë kufirit vijojnë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.