
Zëdhënësja e ujësjellësit në regjionin e Prishtinë (KRU), Arjeta Mjeku, me një telefonat në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, ka folur rreth mungesës së ujit të pijëshëm në regjionin e Prishtinës si pasojë e reshjeve të shiut në vend, raporton Gazeta10.
“Si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore, pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar tek kanali prej të cilit merret uji i papërpunuar për tu trajtuar pastaj për pije në implantin e trajtimit në ujit në Shkabaj. Si shkak i kësaj kemi nivel të lartë të turbullirës të ujit, nivel që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije me standardeve të teknologjisë që posedojmë.”, tha Mjeku./Gazeta10.