Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj e quan Kollçakun spekulante: Unë flas çka dua, jo si ju në VV me “digitron” (Video)

Gazeta10
28 September 2022 - 12:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Shëndetësi që mos ta pengojë sa është duke folur, raporton Gazeta10.

Përderisa në Komision po raportonin kryetarja e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Zemaj u përplas me Kollçakun.

Zemaj i kërkoi asaj që ta lë të flas duke thënë se ai mund të flas çka dëshiron e jo si në VV me “digitron”.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhur”, vazhdojë Zemaj t’i thotë Kollçakut.

“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësua nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.