Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj-Kurtit: Spektakël populist, edhe Kryeministër edhe Ministër i Shëndetësisë

Gazeta10
14 September 2022 - 17:29

Armend Zemaj- ish Ministri i Shëndetësisë, ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot është vet-ngarkuar me detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.

Zemaj e quajti këtë spektakël populist, teksa tha se “Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.”

“Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie.”, shkroi ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.