Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zeqiri: Në varrimin e babait të Thaçit mori pjesë burri i presidentes Osmani

Gazeta10
18 March 2025 - 21:09

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka dhënë detaje nga varrimi i babait të ish-presidentit, Hashim Thaçit.

Zeqiri e ka parë si vendim jo të duhur mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi.

“Ka qenë Daut Haradinaj… Ka qenë Fatmir Limaj me drejtues të Nismës. Ka qenë kryetari i Prishtinës, por kanë munguar eksponentë politikë edhe të LDK-së por edhe të Vetëvendosjes dhe institucioneve të Kosovës që sot u dashtë me qenë aty”, ka thënë Zeqiri në “Politiko”.

Ai ka deklaruar se në varrim ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

“Kam dëgju që ka qenë i pranishëm edhe burri i presidentes Osmani. Kam dëgju se ka qenë me uniformë ushtarake”, ka thënë ai.

Tutje, Sadiku ka theksuar se “familja Jashari ka munguar në varrimin e Haxhi Thaçit”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.