
Ish i burgosuri politik dhe njëherësh gazetari, Sadik Zeqiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie masive të votave të qytetarëve.
“E kanë pa edhe ata vetë që VV veç ka fillu ranien masive të votës dhe besueshmërisë së qytetarëve”, ka thënë Zeqiri.
I pyetur për strategjinë e VV-së që të ketë 500 mijë vota, Zeqiri ka ironizuar duke thënë se po e përzien me numrin e përgjithshëm të banorëve.
“Janë tu e perzi numrin e banorëve që jetojnë në Kosovë dhe diasporë. Është pak një fyerje ndaj inteligjencës dhe sulm për ta forcuar votën”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/