
Komentatori politik, Blerim Gashi, ka thënë se ka zgjidhje për bllokadën e krijuar në Kuvend.
Gashi në “Politiko” ka thënë se para se të shkojmë në zgjedhje janë tre skenarë që munden me e zhblloku situatën.
“E para, ndërhyrja e presidentes Osmani në mënyrë më konkrete, jo vetëm me shku si letra e fundit që ke, por me imponu autoritetin e unitetit të vendit dhe mu ba e gjallë politikisht, e dyta është me u mbledh deputetët me e shfrytëzu kryesuesin me të ri që është zonja Jashari edhe me e qu me e vet Gjykatën Kushtetuese çka po bëjmë me këtë punë dhe e trata janë zgjedhjet”, ka thënë Gashi.
“Zgjidhje dhe zgjedhje, zgjidhje ka natyrisht. Ne po e marrim pak tragjike edhe me padurim këtë punën e shumicës parlamentare dhe qeveritare rrjedhimisht pasta, kjo është krejt në kuadër të demokracisë dhe lojërave politike të partive ndodh edhe siç e pam edhe në Gjermani ndodhu diçka e tillë”, ka thënë Gashi. /Gazeta10