Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dorëzohen institucionet, presidentja pas konsultimeve, vendos për shtyerjen e zgjedhjeve në veri

Gazeta10
10 Dhjetor 2022 - 16:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se janë shtyrë zgjedhjet në komunat veriore për në prill, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se ky ishte propozimi i saj.

Më tej, ajo ka thënë se për datën e saktë qytetarët do të informohen sonte ose nesër në mëngjes.

“Duke e bazuar në këto raporte, porpozimi im ishte që të shtyhen zgjedhjet në këto katër komuna, diskutuam për datën, dhe në fund erdhën në përfundim që të shtyhen për muajin prill, kurse datën e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se veriu i Kosovës është përballur me sulme sistematike me boma dhe se sot ka pasur edhe vendosje të barrikadave. / Gazeta10

Kutjojmë se veriu i Kosovës është përballur së fundmi me sulme me bomba, ndërsa sot ka pasur edhe vendosje të barrikadave. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.