Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ky është rezultati aktual

Gazeta10
08 May 2024 - 21:49

Rezultatet preliminare të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova prin ndaj Stevo Pendarovski nga LSDM.

Davkova ka marrë 64.05 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual ka 29.75 për qind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 59.40 për qind i votave të numëruara deri më tash.

Për president në raundin e dytë do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e votuesve të regjistruar.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sonte deklaroi se sipas të dhënave deri në 18:30 dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46.34 për qind.

KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike dhe të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare KSHZ-ja i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.